Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa

E Marte, 26.02.2013




Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ka shqyrtuar sot Projektligjin për Agjencinë për menaxhimin e komplekseve memoriale të Kosovës, me amendamentet e komisionit funksional.

Kryetarja e komisionit, Safete Hadërgjonaj, e cila udhëhoqi mbledhjen, bëri të ditur se nuk është arritur pajtim me komisionin funksional lidhur me këtë projektligj dhe për amendamentet e propozuara.

Rrjedhimisht, komisioni konstatoi se Projektligji përmban implikime buxhetore shtesë, kurse në Ligjin për Buxhetin e vitit 2013 dhe në Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve nuk janë paraparë mjete të mjaftueshme për zbatimin e këtij ligji.

Nga mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa