Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...

E Marte, 26.02.2013




Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, i Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Zenun Pajaziti, shqyrtoi amendamentet e Projektligjit për miniera dhe minerale. Në emër të grupit punues amendamentet i paraqiti deputeti, Lutfi Zharku.

Gjatë shqyrtimit të amendamenteve, në mbledhje ishte i pranishëm edhe përfaqësuesi i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Dukagjin Shala dhe ai i Këshillit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, Ibush Jonuzi.

Pas shqyrtimit të amendamenteve, Komisioni, me shumicë votash, i miratoi ato, duke vendosur që ky projektligj të procedohet tutje sipas Rregullores së Punës së Kuvendit për shqyrtim edhe në mbledhje plenare.

Në këtë mbledhje, komisioni shqyrtoi dhe miratoi edhe Projektligjin për sigurinë e përgjithshme të produkteve, amendamentet e të cilit para komisionit i paraqiti, deputetja Teuta Sahatqija.

 

Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...