Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion

E Hënë, 25.02.2013




Komisioni për Legjislacion i Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme, të cilën e udhëhoqi kryetari Arben Gashi, ka shqyrtuar katër projektligje, vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me amendamentet e propozuara nga qeveria, si dhe çështje të tjera nga fushëveprimtaria e tij.

Kështu , komisioni shqyrtoi dhe përkrahu Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për fondet pensionale të Kosovës, Projektligjin për Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve "Shota" dhe për ansamblet e tjera, Projektligjin për odat e profesionisteve shëndetësorë, si dhe atë

për transportin tokësor të mallrave të rrezikshme, me amendamente të komisioneve funksionale.

Lidhur me ftesat e Gjykatës Kushtetuese për seancat publike dëgjimore, komisioni autorizoi kryetarin e tij që të vlerësojë nëse është nevojshme pjesëmarrja e tij në to apo jo.

Ndërkaq, sa i përket vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me amendamentet e propozuara nga qeveria, komisioni i rekomandoi Kuvendit shqyrtimin dhe miratimin e tyre.

U përkrah, gjithashtu, edhe amendamenti i propozuar nga Komisioni për Buxhet dhe Financa në Projektligjin për Avokaturën shtetërore.

Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion