Lajmet e fundit
Kryetarja e Grupit të Deputetëve të Rinj, Ganimete Musliu, u takua me udhëheqësit e RTK-së
E Hënë, 25.02.2013
Në vazhdën e angazhimit për adresimin e çështjeve që kanë të bëjnë me të shurdhët e Kosovës, kryetarja e Grupit të Deputetëve të Rinj, Ganimete Musliu, u takua me Drejtorin e Përgjithshëm të RTK-së, Mentor Shala dhe Drejtorin e Televizionit të Kosovës, Bekim Hasani. Në takim ishte edhe përfaqësuesi i Shoqatës Kosovare të të Shurdhërve, Nebi Caka.
Në këtë takim deputetja Musliu u angazhua që të sigurojë mbështetje nga Radio Televizioni i Kosovës që seancat e Kuvendit të Kosovës të interpretohen edhe në gjuhën e shenjave, në mënyrë që edhe kategoria e të shurdhëve në Kosovë të jetë e informuar me punën dhe angazhimin e institucionit të Kuvendit.
Drejtori i RTK-së, Mentor Shala u pajtua që do angazhohet për këtë çështje dhe do ofrojë përkrahjen e nevojshme për të shurdhrit në Kosovë.
Në emër të komunitetit të të shurdhëve, Nebi Cakaj e falënderoi kryetaren Musliu për angazhimin e saj për adresimin e problemeve të kësaj kategorie dhe gjithashtu shprehu mirënjohjen edhe për drejtorinë e RTK-së që preokupohet me problemet e tyre.
Pjesëmarrësit u pajtuan që bashkërisht të angazhohen në vazhdimësi për zgjidhjen e problemeve të kategorisë së të shurdhërve në bazë të mundësive reale.