Lajmet e fundit

Kryetarja e Grupit të Deputetëve të Rinj, znj. Ganimete Musliu, u takua me Komitetin Republikan të Grave të Verbëta të Kosovës

E Marte, 19.02.2013




Kryetarja e Grupit të Deputetëve të Rinj, znj. Ganimete Musliu, priti në një takim , përfaqësues nga Komiteti Republikan i Grave të Verbëta të Kosovës të udhëhequra nga kryetarja e Komitetit, znj. Bajramshahe Jetullahu.


Znj. Musliu i njoftoi ato me aktivitetet që GDR-ja ndërmerr për sensibilizimin e problemeve të grupeve me nevoja të veçanta. Ajo i premtoi Komitetit të Grave të Verbëta se do angazhohet për adresimin e problemeve të tyre në Kuvend, qoftë në cilësinë e deputetes, kryetares sw Grupit të Deputetëve të Rinj apo anëtares së Grupit të Grave Deputete.


Kryetarja e Komitetit Republikan të Grave të Verbëta të Kosovës, znj. Bajramshahe Jetullahu, e falënderoi znj. Musliu për pritjen dhe gatishmërinë e saj për zgjidhjen e problemeve të këtij grupi me nevoja të veçanta, si dhe pwr punën që ka bërë deri tash në këtë drejtim. Ajo paraqiti problemet dhe barrierat me tw cilat ballafaqohen të verbrit në Kosovë, paragjykimet nga shoqëria kosovare, mungesën e punësimit të tw verbërve dhe mungesën e përkrahjes institucionale në përgjithësi.


Bashkwbiseduesit u dakorduan që tw vazhdojë bashkëpunimi i Grupit të Deputetëve të Rinj me Komunitetin Republikan të Grave të Verbëta të Kosovës.

 

Kryetarja e Grupit të Deputetëve të Rinj, znj. Ganimete Musliu, u takua me Komitetin Republikan të Grave të Verbëta të Kosovës