Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim
E Marte, 19.02.2013
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, të cilën e kryesoi z. Goran Marinkoviq, kryetar i komisionit, u shqyrtuan tri projektligje: Projektligji për Ujërat e Kosovës, me raportin dhe amendamentet e Komisionit Funksional për Bujqësi, Pylltari, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, Projektligji për Avokaturën Shtetërore, ma raportin dhe amendamentet e Komisionit Funksional për Legjislacion dhe projektligjin nr. 04/L-135 për veprimtarinë kërkimore shkencore, inovacione dhe teknologji, me raportin dhe amendamentet e Komisionit Funksional për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media.
Pas një debati të gjerë, anëtarët e Komisionit e kanë përkrahur procedimin e mëtejshëm të tri projektligjeve për miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës
Në këtë mbledhje, ishte paraparë shqyrtimi i Projektligjit për Agjencinë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës, me raportin dhe amendamentet e Komisionit Funksional për Bujqësi, Pylltari, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, por kjo pikë e rendit të ditës është shtyrë për mbledhjen e ardhshme të komisionit.
Gjithashtu, u shqyrtua Informata lidhur me ndryshimet dhe plotësimet e Planit të Punës së komisionit për vitin 2013. nga punëtoria e mbajtur në Pejë, e cila njëzëri u miratua nga të gjithë anëtarët e komisionit.