Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Krasniqi priti kryetarin e Partisë Socialiste të Shqipërisë, z. Edi Rama

E Diel, 17.02.2013




Në kuadër të takimeve të veçanta me të ftuarit në seancës e sotme solemne të Kuvendit të Republikës së Kosovës, kryetari, dr. Jakup Krasniqi ka pritur në takim kryetarin e Partisë Socialiste të Shqipërisë, z. Edi Rama.

Kryeparlamentari Krasniqi dhe kryesocialisti shqiptar, Rama, pasi shkëmbyen urimet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës, vlerësuan të arriturat e deritashme, por shtruan nevojën e një bashkëpunimi më të thellë ndërmjet dy vendeve, në kapërcimin e sfidave të përbashkëta dhe në rrugën e integrimeve euro-atlantike.

Kryeparlamentari Krasniqi priti kryetarin e Partisë Socialiste të Shqipërisë, z. Edi Rama