Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi priti kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli
E Diel, 17.02.2013
Para fillimit të seancës së sotme solemne, për nder të 5-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, ka pritur në një takim të veçantë kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, znj. Jozefina Topalli.
Pasi i uroi kryetares Topalli mirëseardhje në Kuvendin e Kosovës, kryeparlamentari Krasniqi e konsideroi 17 shkurtin ngjarje të rëndësishme në historinë e kombit shqiptar, e cila u kurorëzua pas peripecive qindvjeçare të shqiptarëve.
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Topalli, duke e falënderuar kryetarin Krasniqi për ftesën, e uroi atë për festën e pavarësisë, të cilën e konsideroi një ditë historike për Kosovën dhe shqiptarët në përgjithësi. Topalli vlerësoi të arriturat e shtetit të Kosovës në 5-vjetorin e shtetësisë dhe gjithashtu, çmoi kontributin e shqiptarëve të Kosovës në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë.