Lajmet e fundit
Kryekuvendari Krasniqi bëri homazhe në Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz
E Diel, 17.02.2013
Në kuadër të shënimit të 5- vjetorit të pavarësisë së Kosovës, sot, kryetari i Kuvendit të Kosovës,dr. Jakup Krasniqi, bëri homazhe në Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz. Me këtë rast kryetari i Kuvendit Krasniqi theksoi së është bërë traditë për të ardhur këtu në çdo përvjetor."Të vijmë, të kthejmë kujtesën për ngjarjet e dhimbshme, për ato ngjarje shumë të rëndësishme që ndryshuan rrjedhën e historisë", u shpreh ai. Në vijim kreu i legjislativit të vendit theksoi se ky vend ishte dhe do të mbetet burim i pashtershëm frymëzimi i pavarësisë së Kosovës dhe perspektivës së saj, i shtrirë në çdo cep të Kosovës.
Pas homazheve,kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i bari një vizitë familjes Jashari.