Lajmet e fundit

Nënkryetarët e Kuvendit dhe kryetarët e grupeve parlamentare do të bëjnë homazhe në varreza dhe pranë përmendoreve të dëshmorëve

E Premte, 15.02.2013




Me rastin e shënimit të 5-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, në kuadër të homazheve që do të bëjnë udhëheqësit institucionalë të vendit, nesër, më 16 shkurt 2012, nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës dhe kryetarët e grupeve parlamentare do të bëjnë nderime në varreza dhe pranë përmendoreve të dëshmorëve në qendra të ndryshme të Kosovës.

09.00 Homazhe nderimi në Prekaz, kompleksi memorial i Komandantit Legjendar Adem Jashari

Pastaj do të vazhdohet për nderime tjera sipas agjendës:

• Klinë - Përmendorja e Dëshmorit Mujë Krasniqi,
• Pejë - Përmendorja e Dëshmorëve,
• Gllogjan - Varrezat e Dëshmorëve,
• Landovicë - Varrezat e Dëshmorëve
• Reçak - Varrezat e Dëshmorëve,
• Prishtinë - Përmendorja e Dëshmorit Zahir Pajaziti dhe
• Varri i ish - Presidentit Ibrahim Rugova

Nënkryetarët e Kuvendit dhe kryetarët e grupeve parlamentare do të bëjnë homazhe në varreza dhe pranë përmendoreve të dëshmorëve