Lajmet e fundit

Nga punimet e mbledhjes plenare të Kuvendit

E Enjte, 14.02.2013




Në mbledhjes plenare të Kuvendit të Kosovës, të drejtuar nga dr. Jakup Krasniqi , kryetar i Kuvendit (një pjesë të mbledhjes e ka udhëhoqu nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti), deputetët kanë ngritur çështje të shumta që, sipas vlerësimit të tyre, po i shqetësojnë qytetarët e Kosovës, kurse ministrat e Qeverisë së Kosovës: Ramë Buja, Blerand Stavileci, Agim Çeku, Ferid Agani dhe Bajram Rexhepi u janë përgjigjur pyetjeve parlamentare. Mministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, ndërkaq, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me diskutimet aktuale për sistemin elektroenergjetik të Kosovës dhe faturat e diskutueshme të KEK-ut.

Duke marrë shkas nga çështjet e ngritura, por edhe nga shkrimet e mediave lidhur me Raportin e fundit të Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka theksuar nga foltorja se nuk dëshiron ta pirsh atmosferën festive të pesëvjetorit të Pavarësisë, duke pohuar se Kosova moti kohë e ka merituar liberalizimin e vizave dhe ka veçuar se vendi ynë ka plotësuar standardet edhe më mire se disa vende të rajonit. Ai ka theksuar se një pjesë zyrtarëve burokrat të Brukselit, vazhdojnë t'i shohin shqiptarët si qytetarë të kategorisë së dytë, sipas modelit të trajtimit të tyre në Jugosllavinë e Titos. "Kjo është e vërtetë, e them me përgjegjësi të plotë si kryeministër i Republikës së Kosovës dhe e kam thënë edhe në takime të mbyllura me zyrtarët e Brukselit", ka thënë Thaçi, duke tërhequr vëmendjen shprehimisht; "Nëse vonohet dhe vazhdon të sillet kështu Brukseli, atëherë shqiptarëve nuk u mbetet tjetër alternativë vetëm të akomodohen në BE më së miri dhe më së lehti si një shtet i vetëm".

Në vazhdimin e sotëm të seancës deputetët janë marrë me shqyrtimin e projektligjeve. Ata e kanë miratuar në parim Projektligjin për turizmin, të cilin e ka prezantuar ministri i Bujqësisë, Blerand Stavileci. I njëjti ministër ka prezantuar edhe Projektligjin për investimet e huaja, të cilin e ka quajtur shumë të rëndësishëm për nxitjen e investimeve të kapitalit të jashtëm në ekonominë e Kosovës.

Deputetët kanë pasur vërejtje të shumta në këtë projektligj të cilin e kanë refuzuar njëherë para një viti, por i cili u dorëzohet deputetëve pa asnjë ndryshim. Ata kanë konstatuar se projektligji nxit investime të investitorëve joserioz dhe me kapital të dyshimtë, që kanë për qëllim përfitimin e shpejtë në Kosovë. Disa nga deputetët madje kanë tërhequr vëmendjen se miratimi i projektligjit , si i tillë, do ta pengojë nesër Kosovën në ushtrimin e sovranitetit shtetëror në territorin e saj (pamundësia e nacionalizimit dhe eksproprijmit). Deputetët me shumicë votash nuk e kanë miratuar këtë projektligj.

Blerand Stavileci, në emër të Qeverisë së Kosovës, i ka prezantuar edhe Projektligjin për produktet e ndërtimit, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për inspektoratin dhe mbikëqyrjen e tregut, Projektligjin për treguesit gjeografik, si dhe Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për sigurinë e përgjithëshme të produkteve, të cilët edhe janë miratuar në parim.

Deputetët kanë shqyrtuar për herë të dytë dhe i kanë miratuar bashkë me amendasmente: Projektligjin, për zonat ekonomike, Projektligjin për mallrat e liruara nga tatimi doganor dhe mallrat me tarifë zero të tatimit doganor, si dhe Projektligjin për Agjencinë e Regjistrimit Civil.

Me të filluar debati Parlamentar ( sipas kërkesës së deputetit Bekim Haxhiu, i mbështetur edhe nga 19 deputetë), lidhur me gjendjen e sportit në Kosovë, kryetari Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci ka kërkuar që ky debat të shtyhet për një seancë tjetër, për të proceduar me shqyrtimin e Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e anëtarëve të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, që edhe është pranuar me gjithë kundërshtimin e Grupit Parlamentar të LDK-së dhe atij të Vetëvendosjes. Përfaqësuesit e këtyre dy grupeve politike, me arsyetimin se e në bord janë propozuar militant partiak të pozitës, e kanë braktisur seancën.

Shefi i grupit Parlamentar të AAK-së, Ardian Gjini, ka thënë se deputetët e këtij grupi nuk do ta braktisin seancën, duke tërhequr vëmendjen se ky bord çdo herë ka qenë politik.

Kryeparlamentari Krasniqi, duke konstatuar mungesën e kuorumit, e ka përfunduar seancën e sotme.

 

Nga punimet e mbledhjes plenare të  KuvenditNga punimet e mbledhjes plenare të  KuvenditNga punimet e mbledhjes plenare të  KuvenditNga punimet e mbledhjes plenare të  Kuvendit