Lajmet e fundit

Kryetarja e Grupit të Deputetëve të Rinj, Musliu, priti një grup nxënësish nga Vushtrria

E Mërkure, 13.02.2013




Kryetarja e Grupit të Deputetëve të Rinj, znj. Ganimete Musliu priti në një takim në Kuvend rreth 35 gjimnazistë nga gjimnazi i Vushtrrisë "Eqrem Çabej", të shoqëruar nga drejtori i shkollës, Bedri Shyti. Kryetarja i njoftoi nxënësit me punën që Grupi i Deputetëve të Rinj bën për të rinjtë e vendit, duke qenë zë përfaqësues i të rinjve në Kuvend.

Drejtori i Gjimnazit falënderoi kryetaren Musliu për pritjen, duke theksuar se është privilegj dhe kënaqësi të jenë në ambientet e një institucioni, siç është Kuvendi i Kosovës.

Nxënësit shprehën interesim të theksuar për punën e Kuvendit në përgjithësi dhe punën ë Grupit të Deputetëve të Rinj në veçanti, me ç'rast parashtruan një sërë pyetjesh për kryetaren, si: për liberalizimin e vizave, rolin e Kuvendit për monumentet kulturore në Vushtrri, forumet rinore si pjesë të vendimmarrjes, papunësinë e të rinjve, FSK-në etj. Kryetarja me kënaqësi iu përgjigj pyetjeve të parashtruara nga pjesëmarrësit dhe më pas i shoqëroi mysafirët edhe në ambientet e tjera të Kuvendit.

Kryetarja e Grupit të Deputetëve të Rinj, Musliu, priti një grup nxënësish nga Vushtrria