Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale
E Mërkure, 13.02.2013
Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale të Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme, të cilën e udhëhoqi kryetari Fikrim Damka, ka shqyrtuar propozim-amendamentet e grupeve punuese për dy projektligje. Kështu, komisioni përkrahu Projektligjin për kontrollin e duhanit dhe atë
për Odat e profesionistëve shëndetësorë, me amendamentet e propozuara, dhe i procedoi për shqyrtim dhe miratim në instancat e tjera të Kuvendit.