Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa

E Mërkure, 13.02.2013




Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme, të cilën e udhëhoqi kryetarja Safete Hadërgjonaj, ka shqyrtuar tri projektligje.

Komisioni shqyrtoi Projektligjin për Agjencinë për menaxhimin e komplekseve memoriale të Kosovës me Raportin me amendamentet e komisionit funksional dhe u pajtua që për shkak të disa paqartësive, para vendimit përfundimtar, të zhvillohet një takim të përbashkët me Komisionin për Bujqësi, Pylltari Mjedis dhe Planifikim Hapësinor.

Në vazhdim të mbledhjes, me një ndryshim, u përkrah Projektligji për ujërat e Kosovës me amendamente të komisionit funksional, si dhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Fondin e Kursimeve Pensionale.

Nga mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa