Lajmet e fundit
Plotësim informate nga dëgjimi i djeshëm publik i Komisionit për Zhvillim Ekonomik...
E Mërkure, 13.02.2013
Projektligji për transportin rrugor ishte temë e dëgjimit të djeshëm publik, të organizuar nga Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri i Kuvendit të Kosovës. Gjatë debatit në emër të Ministrisë së Infrastrukturës, si sponsorizuese e këtij projektligji, foli Avdi Kamerolli, drejtor i Departamentit Ligjor. Ai njoftoi të pranishmit se Ligji ekzistues 2004/1, është në përputhje të pjesshme me tri ligjet bazike të BE-së, ndërkaq, Projektligji për transportin rrugor është në përputhje të plotë me ligjet e BE-së.