Lajmet e fundit
Grupi i Deputetëve të Rinj prezantoi Raportin e përgjithshëm të punës
E Marte, 12.02.2013
Grupi i Deputetëve të Rinj të Kuvendit të Kosovës, në një takim që organizoi me përfaqësuesit e mediave të shkruara dhe elektronike, prezantoi Raportin e Punës për periudhën qershor 2011 - shkurt 2013.
Përpos prezantimit të Raportit, takimi u fokusua dhe në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet GDR-së dhe mediumeve, drejt ndërtimit të urave të komunikimit me qëllim të informimit të opinionit e veçanërisht rinisë për punën dhe veprimtarinë e Grupit.
Nga ana e deputetëve pjesëmarrës në këtë takim ishin: kryetarja e GDR-së, znj.Ganimete Musliu, si dhe Armend Zemaj e Valbona Dibra.