Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa

E Premte, 08.02.2013




Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme, të cilën e udhëhoqi kryetarja Safete Hadërgjonaj, ka shqyrtuar raportin me amendamente të grupit punues të komisionit për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit te terrorizmit.

Amendamentet e propozuara iu nënshtruan diskutimit nga ana e anëtarëve të komisionit, me theks të veçantë, amendamenti 2, i cili ka të bëjë me kompetencat e prokurorisë lidhur me luftën kundër pastrimit të parave.

Pas diskutimeve, komisioni përkrahu projektligjin me amendamente dhe e procedoi tutje për shqyrtim dhe miratim në Kuvend.

 

Nga mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa