Lajmet e fundit
Grupi i Grave deputete u prit nga presidenti i Baknkës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim
E Premte, 08.02.2013
Grupi i Grave deputete, të prira nga Teuta Sahatqija, kryetare e GGD-së, u pritën sot nga presidenti i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Suma Chakrabarti, i cili i njoftoi ato me Strategjinë e EBRD-së për Kosovën. Kjo është hera e parë që BERZH-i ka paraqitur Strategji për Kosovën, tha Chakrabarti. Kjo Strategji, tha ai, është projektuar që të përkrahen kompanitë private për të forcuar bizneset dhe të zgjerojnë tregjet e tyre. Përkrahja, sqaroi tutje Chakrabarti, do të jetë në infrastrukturë energji bujqësi etj. Ai po ashtu njoftoi GGD-në se në këtë strategji është e përfshirë edhe barazia gjinore. Presidenti i BERZH-it, shprehu interesim për format e përkrahjes së grave dhe angazhimin e tyre në afarizëm.
Kryetarja e GGD-së, Teuta Sahatqija, ndërkaq, e njoftoi atë për angazhimet e GGD-së dhe projektet që ka GGD-ja me partnerët strategjik të tyre si: NDI, UNDP, OSBE etj. Përfaqësuesja e GGD-së, Sahatqija, foli edhe për rëndësinë e krijimit të fondeve me të cilat do të arriheshin dy qëllime: fuqizimin ekonomik të gruas dhe realizimin e të drejtës së trashëgimisë. Për të arritur këtë GGD-ja i ka paraqitur Kuvendit Rekomandimet të cila janë aprovuar nga Kuvendi dhe përveç tjerash përfshijnë edh fuqizimin ekonomik të gruas dhe zbatimin e të drejtave të gruas, njoftoi Sahatqija.