Lajmet e fundit

Nga vazhdimi i mbledhjes së Kuvendit

E Enjte, 07.02.2013




As gjatë vazhdimit të sotëm të mbledhjes plenare të Kuvendit të Kosovës, të cilën e kryesoi dr. Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, deputetët nuk arritën të zgjedhin një anëtar joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.

Kjo ishte si pasojë e qëndrimit të grupeve opozitare (LDK, VV dhe AAK), të cilët qëndrimin e tyre bojkotues e arsyetuan duke thënë se të propozuarit janë të preferuar politik dhe u mungon përgatitja profesionale. Këto grupe parlamentare mbështetën qëndrimin që të propozuarit për këtë pozicion t'i kthehen Qeverisë për rishqyrtim. Ata po ashtu paralajmëruan se në rast se nuk ndodh kjo, para se të fillojë votimi do të lëshojnë sallën e Kuvendit.

Pas një pauze, deputetët vazhduan përsëri me mbledhjen, me ç'rast grupet parlamentare mbanin qëndrimet e deklaruara më herët. Pas kësaj, kryekuvendari hodhi në votim mocionin e grupeve parlamentare LDK, VV dhe AAK, ku rezultoi se 35 deputet ishin kundër, 28 për, ndërsa tre abstenuan. Në këtë situatë, propozuesit e mocionit lëshuan sallën. Veprimi i tyre bëri që të mos ketë kuorum të mjaftueshëm për vazhdimin e mbledhjes, e cila u ndërpre. Në mungesë të kuorumit nuk filloi as mbledhja e rregullt e Kuvendit, që ishte caktuar të mbahej sot.

 

Nga vazhdimi i mbledhjes së KuvenditNga vazhdimi i mbledhjes së Kuvendit