Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa

E Mërkure, 06.02.2013




Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme, të cilën e udhëhoqi kryetarja Safete Hadërgjonaj, ka shqyrtuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Fillimisht, kryetarja Hadërgjonaj, mbledhjen e sotme dhe shqyrtimin e këtij projektligji, e arsyetoi me shkresën nga përfundimi i Kryesisë së Kuvendit.

Në vazhdim, u procedua me shqyrtimin e neneve të propozuara në projektligj. Komisioni harmonizoi qëndrimet për pjesën më të madhe të përmbajtjes së projektligjit, ndërsa për dy nene u pajtua që të zhvillohen konsultime të mëtejme me sponsoruesin e projektligjit.

Nga mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa