Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike
E Mërkure, 06.02.2013
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike, të kryesuar nga kryetari i komisionit, Ali Sadriu, ishte paraparë të shqyrtohet Raporti për performancën e Ndërmarrjeve Publike për vitin 2011, mirëpo për shkak të mos prezencës në komision të ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, anëtarët e komisionit u dakorduan që takimi të shtyhet.
Ata u pajtuan që ministri Beqaj të ftohet sërish në njërën nga mbledhjet e radhës për shqyrtimin e këtij raporti, ndërkaq u vendos që edhe Zyra e Auditorit Gjeneral të sjellë në komision përmbledhjen e raporteve të rregullsisë, si dhe një analizë të tyre rreth raportit të performancës së Ndërmarrjeve Publike.