Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Krasniqi priti një delegacion nga Këshilli organizativ i Deçanit

E Marte, 05.02.2013




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, priti sot në takim përfaqësuesit e Këshillit organizativ për kundërshtimin e Vendimit të Dhomës së Veçantë të Gjykatës Supreme të Kosovës, që ka të bëjë me dhënien e pronave shoqërore Manastirit të Deçanit.

Kryesuesi i këtij Këshilli, Adem Lushaj, shpalosi gjenezën e këtij problemi, duke prezantuar shqetësimet që, sipas tij, ky vendim ka ngjallur të qytetarët e këtij lokaliteti. Ai foli për pengesat që shkaktohen në lirinë e qarkullimit, veprimtarinë hoteliere të zonës, si dhe turizmin në përgjithësi.

Kryeparlamentari Krasniqi, pasi dëgjoi të gjitha shqetësimet e ngritura, theksoi se për zgjidhjen e problematikave të kësaj natyre, duhet ndjekur procedurat përkatëse ligjore.

Kryeparlamentari Krasniqi priti një delegacion nga Këshilli organizativ i Deçanit