Lajmet e fundit
Kryekuvendari Krasniqi dënon incidentet në veri të Kosovës
E Marte, 05.02.2013
Me rastin e ngjarjeve në veri të Kosovës, kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi dënon incidentet e fundit në këtë pjesë të Kosovës.
"Ngjarjet e tilla janë pasojë e mosrespektimit të rendit dhe mosshtrirjes së ligjit në këtë pjesë të Republikës së Kosovës", thekson ai.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës kërkon nga organet kompetente që autorët e këtyre incidenteve të kapen dhe të vihen para drejtësisë.