Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...

E Marte, 05.02.2013




Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Zenun Pajaziti, diskutoi për nevojën e amendamentimit të Ligjit për shërbimet gjeologjike. Anëtarët e komisionit vlerësuan se Ligji për miniera dhe minerale nuk mbulon në tërësi fushën e shërbimeve gjeologjike, andaj sipas tyre është e nevojshme që Ligji për miniera dhe minerale të pësojë ndryshime, ose të amendamentohet ligji i ri që do të rregullonte edhe këtë fushë.

Përfaqësuesi i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Dukagjin Shala, ndërkaq, njoftoi se Ministria në agjendën e saj legjislative të këtij viti nuk e ka amendamentimin e këtij ligji, por në rast se komisioni vendos për amendamentimin e tij, ajo do t'i ndihmojë duke bashkëpunuar ngushtë.

Në fund të mbledhjes, kryetari i komisionit, Pajaziti, njoftoi se të propozuarit e Qeverisë së Kosovës për anëtar të Bordit në Agjencionin Kosovar të Privatizimit, kanë plotësuar CV-it, ashtu siç ishte kërkuar në mbledhjen paraprake.

Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...