Lajmet e fundit

Vazhdimi i mbledhjes së Kuvendit

E Mërkure, 30.01.2013




Në vazhdimin e mbledhjes së sotme të Kuvendit të Republikës së Kosovës, (filluar më 21 dhe 24 janar), të kryesuar nga kryetari i Kuvendit, dr. Jakup Krasniqi, deputetët vazhduan me votim të fshehtë procesin e përzgjedhjes së një anëtari të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës.

Me këtë rast, meqë asnjëri nga kandidatët (Mustafë Halili e Blerta Zeqiri), nuk morën vota të mjaftueshme, u theksua se konkursi duhet të përsëritet për dy anëtarë të bordit të RTK-së, (një anëtar nga komuniteti shumicë dhe një anëtar nga komuniteti turk).
Ndërsa, në mbledhjen e 24 janarit kandidatët Besa Bytyqi dhe Faton Mehmetaj janë përzgjedhur anëtarë të këtij bordi.

Tutje, u sqarua se sipas rezultateve të votimit në seancën e mbajtur më 24 janar, meqë nga radhët e komunitetit shumicë, asnjëri nga kandidatët nuk ka marrë votat e nevojshme, edhe konkursi për një anëtar të Këshillit të Komisionit të Pavarur për Media, duhet të shpallet sërish. Ndërkaq anëtare e këtij bordi nga radhët e komunitetit serb, në mbledhjen e Kuvendit (më 24 janar), është përzgjedhur Vesna Jovanoviq.

Vazhdimi i mbledhjes së KuvenditVazhdimi i mbledhjes së KuvenditVazhdimi i mbledhjes së KuvenditVazhdimi i mbledhjes së Kuvendit