Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...

E Marte, 29.01.2013




Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, në mbledhjen e mbajtur sot, miratoi në parim Projektligjin për sigurinë e përgjithshme të produkteve. Lidhur me këtë projektligj, komisioni formoi edhe grupin punues të cilin e propozoi kryetari i komisionit, Zenun Pajaziti.

Po ashtu, komisioni shqyrtoi edhe Raportin me rekomandime të Projektligjit për zonat ekonomike. Për sa i përket këtij Raporti, komisioni zhvilloi debat rreth nenit 21, dispozitë kjo e cila përcakton nivelin e gjobës për shfrytëzuesit e zonave ekonomike në mënyrë të jashtëligjshme. Pas debatit, komisioni vendosi që gjobat të jenë më të ulëta, në mënyrë që t'mos ndikohet në mënyrë dekurajuese në komunitetin e biznesit. Pas miratimit të sotëm në komision, Raporti me rekomandime do të procedohet tutje për shqyrtim të dytë në mbledhjen e rregullt plenare të Kuvendit.

Në këtë mbledhje, komisioni miratoi edhe Planin e Punës.

 

Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...