Lajmet e fundit

Kryekuvendari Krasniqi priti ambasadoren e Zvicrës në Kosovë, znj. Krystyna Marty Lang

E Hënë, 28.01.2013




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, priti sot në një takim ambasadoren e Zvicrës në Kosovë, znj. Krystyna Marty Lang. Temë e këtij takimi ishin përgatitjet për vizitën e kryetares së parlamentit të Zvicrës, Maya Graf, në Kosovë, që pritet të bëhet gjatë muajit prill . Kjo vizitë, tha ambasadorja zvicerane, ka rëndësi shumë të madhe. Kryekuvendarja zvicerane, pos takimeve në kuadër të kësaj vizite, do të ketë rastin të shohë edhe disa projekte që po sendërtohen aktualisht në Kosovë nga ana e Zvicrës, theksoi ajo.

Kryekuvendari Krasniqi shprehu kënaqësinë për këtë vizitë të kryekuvendares Maya Graf, duke përmendur edhe vizitën e tij që ka bërë në Zvicër."Vizita e kryekuvendares zvicerane është e mirëseardhur për të gjithë ne dhe na vjen mirë që në atë delegacion do të jenë edhe parlamentarë nga të gjitha partitë. Vizita do të jetë edhe një rast i konfirmimit të miqësisë gjithnjë në rritje ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, e në këtë frymë edhe të njohjes me të gjitha zhvillimet në Kosovë, si dhe me kontributin e Zvicrës që jep në zhvillimin e vendit tonë ", theksoi kryekuvendari Krasniqi.

 

Kryekuvendari Krasniqi priti ambasadoren e Zvicrës në Kosovë, znj. Krystyna Marty Lang