Lajmet e fundit
U mbajt tryeza Nënat vetëushqyese dhe fëmijët nën kujdesin e tyre
E Premte, 25.01.2013
Nënat vetë ushqyese dhe fëmijët nën kujdesin e tyre, si dhe sfidat në zbatimin e legjislacionit përkatës, ishin temë e tryezës së sotme që u mbajt në Prishtinë, organizuar nga NDI e cila ka inicuar programin AGL. Në këtë tryezë u diskutua për problemet dhe vështirësitë që hasin nënat vetë ushqyese dhe fëmijët e tyre. Këto vështirësi janë të lidhura ngushtë me legjislacionin, traditën dhe praktikat, të cilat nuk janë aq të mira. Kjo problematikë e ngritur nga Akademia e Grave për Lidership po mbështetet nga GGD-ja, e cila njëkohësisht përkrah këtë nismë në amamnadmentimin e ligjeve, por edhe në aktivitete tjera. Drejtori i NDI-së për Kosovë, z. Alexander Chavarria me këtë rast tha:" NDI-ja bashkëpunon ngushtë me GGD-ën dhe gratë nga nivelet lokale , shoqëria civile, mediat, institucionet etj., me qëllim që të ngriten çështje me rëndësi për mirëqenien e gruas dhe qytetarët. AGL është mbipartiake, mbinacionale", theksoi ai.
Në debat u kërkua që Ligji për Familje, si ligj bazik për këtë çështje të aplikohet , ndërsa problemet lidhur me alimentacionin të merren me prioritet, sepse ka të bëjë në të shumtën me interesin e fëmijës dhe gruas vetë ushqyese.