Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike

E Premte, 25.01.2013




Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike i Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme, të kryesuar nga Ali Sadriu, kryetar, ka shqyrtuar planin e punës dhe atë financiar për vitin 2013.

Kryetari Sadriu prezantoi në pika të shkurtra përmbajtjen e këtij plani, ndërsa anëtarët e tjerë e konsideruan atë si një bazë të mirë për punë gjatë këtij viti.

Pas diskutimeve, komisioni miratoi planin e punës, brenda të cilit u përfshi edhe planifikimi kohor i Auditorit Gjeneral për procedim të raporteve në Kuvend.

 

Nga mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike