Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë
E Mërkure, 23.01.2013
Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë i Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Florin Krasniqi, kryetar, shqyrtoi në parim Projektligjin për përgjimin e telekomunikimeve dhe raportin e punës së komisionit për vitin 2012.
Sa i përket projektligjit, pati mendime të ndryshme lidhur me procedimin e tij, por megjithatë, u dakordua që udhëheqja e komisionit të zhvillojë një takim me udhëheqësit e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së, rreth mundësisë së krijimit të një grupi të përbashkët punues i cili do të merrej me amendamentin e projektligjit, pas miratimit në parim në seancë plenare.
Komisioni miratoi edhe raportin e punës për vitin 2012.