Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media
E Mërkure, 23.01.2013
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media i Kuvendit të Kosovës, kryesuar nga Idriz Vehapi, kryetar i Komisionit, u shqyrtua Raporti i punës së Komisionit, për vitin 2012, si dhe Plani i punës për vitin 2013, të cilat u përkrahën nga Komisioni.
Në vijim të mbledhjes Komisioni shqyrtoi në parim Projektligjin për Institutin e Kosovës për Administratë Publike, nr. 04/L-182, si dhe Projektligjin për administrimin e punës në zyrë, nr. 04/L-184. Pas debatit Komisioni miratoi në parim këto projektligje, duke i proceduar më tutje në Kuvend.