Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike

E Mërkure, 23.01.2013




Në mbledhjen e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, të kryesuar nga kryetari i komisionit Ali Sadriu, u shqyrtua dhe u përkrah
Raporti Vjetor i Punës së Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, për vitin 2012.

Me këtë rast u theksua se komisioni ka mbajtur gjithsej 31 mbledhje, një dëgjim publik si dhe ka shqyrtuar 58 raporte vjetore të audituara, dy raporte vjetore të agjencive të pavarura , ndërkaq, ka nxjerrë 10 vendime dhe rekomandime.

U tha se Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, gjatë vitit 2012, ka arritur të kryej objektivat në mënyrë të kënaqshme dhe se si rezultat i punës së komisionit, disa nga organizatat buxhetore, kanë arritur progres të kënaqshëm krahasuar me vitin e kaluar. Kryetari i Komisionit tha se shqetësuese për komisionin, mbetet adresimi i rekomandimeve dhe përgjigja në kërkesat e komisionit, duke shtuar se mos pjesëmarrja e ministrave në mbledhjet e komisionit, shpeshherë ka qenë pengesë në punën efektive të tij.

Më tej u tha se për organizatat buxhetore sfidë mbeten: procesi i prokurimit, regjistrimi i pasurisë, auditimi i brendshëm nga organizatat buxhetore, ndërsa sfidë për ZAP-in u vlerësua auditimi i performancës.

Më tej u diskutua edhe për Planin dhe Programin e punës së Komisionit për vitin 2013.

 

Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike