Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...
E Marte, 22.01.2013
Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga Zenun Pajaziti, kryetar, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, në të cilën ka shqyrtuar tri projektligje.
Komisioni shqyrtoi në parim Projektligjin për transportin tokësor të mallrave të rrezikshme dhe pas disktutimeve nga ana e deputetëve, e përkrahu atë, duke i rekdomanduar seancës miratimin e tij në parim.
Komisioni përkrahu në parim, gjithashtu, edhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Inspektoratin dhe mbikëqyrjen e tregut, si dhe atë për treguesit gjeografikë.
Për të tre këto projektligje komisioni krijoi grupe punuese, të cilat do të merren me shqyrtimin e hollësishëm të tyre.