Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Bujqësi...
E Marte, 22.01.2013
Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor i Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme të udhëhequr nga kryetari Nait Hasani, shqyrtoi tri projektligje dhe planin e punës për vitin 2013.
Komisioni përkrahu Projektligjin për ujërat e Kosovës, me amendamentet e grupit punues, dhe e procedoi për shqyrtim dhe miratim në komisionet e përhershme të Kuvendit. Në parim, ndërkaq, u përkrahën: Projektligji për planifikim hapësinor dhe ai për Inspektoratin e mjedisit, ujërave, planifikimit hapësinor dhe ndërtimit.
Në këtë mbledhje, komisioni miratoi edhe Planin e tij të punës së për vitin 2013, me plotësime eventuale nga anëtarët e komisionit.