Lajmet e fundit
Grupi i Deputetëve të Rinj takoi një grup studentësh nga Universiteti i Vjenës dhe ai i Venedikut
E Premte, 18.01.2013
Kryetarja e Grupit të Deputetëve të Rinj të Kuvendit të Kosovës, znj. Ganimete Musliu dhe anëtari i bordit, z. Jeton Svirca, pritën sot në vizitë një grup studentësh nga universitetet e Vjenës dhe Venedikut.
Kryetarja i falënderoi studentët për vizitën në Republikën e Kosovës dhe i njoftoi ata me punën dhe projektet e realizuara nga Grupi i Deputetëve të Rinj, si dhe për planet për të ardhmen. Po kështu, studentët e njoftuan lidhur me bashkëpunimin e GDR-së me organizatat ndërkombëtare, si dhe për shumë projekte dhe aktivitete të realizuara nga GDR-ja.
Deputeti Jeton Svirca, ndër tjera theksoi faktin se rinia është një nga resurset më të çmuara që ka Kosova, resurs që është shembull i vlerave dhe atributeve të mirëfillta.
Studentët mysafirë parashtruan shumë pyetje interesante, për të cilat morën përgjigje nga znj. Musliu dhe z. Svirca.
Me këtë rast mysafirëve iu dhuruan nga një libër me fotografi, me motive të ndryshme nga Kosova, si dhe një pllakë e gdhendur e "Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës ".