Lajmet e fundit
Shtyhet mbledhja e Kuvendit
E Hënë, 21.01.2013
Mbledhja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e paraparë të mbahet sot, është shtyrë, pas kërkesës së paraqitur nga shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri.
Me këtë rast, ai kërkoi që kjo mbledhje të shtyhet për shkak të aktiviteteve që do të shënohen sot me rastin e 7-vjetorit të vdekjes së presidentit dr. Ibrahim Rugova.
Kërkesën për shtyrje të seancës e mbështeten edhe shefat e grupeve parlamentare: Adem Grabovci (PDK), Visar Ymeri (Vetëvendosje), Ardian Gjini (AAK), Myzejene Selmani (AKR), Sasha Milosavljeviq (SLS) dhe Albert Kinolli (6+).
Pasi kërkesa u hodh në votim dhe mori mbështetjen e deputetëve për shtyrje të mbledhjes, kryesuesi i mbledhjes së Kuvendit, nënkryetari Xhavit Haliti, tha se Kryesia e Kuvendit do të njoftojë për ditën e mbajtjes së mbledhjes së Kuvendit.