Lajmet e fundit
Haziri priti kryetarin e Komisionit për Integrime Evropiane të Kuvendit të Shqipërisë, z. Ditmir Bushati
E Premte, 18.01.2013
Kryetari i Komisionit për Integrime Evropiane i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Lutfi Haziri, priti sot në takim kryetarin e Komisionit për Integrime Evropiane të Kuvendit të Shqipërisë, z. Ditmir Bushati.
Temë diskutimi i këtij takimi ishte bashkëpunimi dhe shkëmbimi i përvojave mes këtyre dy komisioneve parlamentare ndërmjet dy vendeve, si dhe rruga e Kosovës drejt integrimeve evropiane.
Me këtë rast, kryetari i komisionit për Integrimeve Evropiane, Lutfi Haziri, pasi i ka uruar mirëseardhje në Kosovë z. Bushati dhe e ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë për vendin tonë, ka njoftuar në hollësi atë për rolin e Kuvendit, me theks të veçantë të Komisionit për Integrime Evropiane, si dhe për ecurinë e plotësimit të kritereve të dalura nga Bashkimi Evropian në raport më Kosovën. Ai po ashtu foli edhe për ecurinë dhe për përkushtimin e Kuvendit dhe të institucioneve tjera të vendit për integrime evropiane.