Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale
E Mërkure, 16.01.2013
Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale të Kuvendit të Kosovës, shqyrtoi sot raportin vjetor i punës së komisionit për vitin 2012 dhe planin e punës së komisionit për vitin 2013.
Kryetari i komisionit, Fikrim Damka, i cili udhëhoqi mbledhjen, duke e prezantuar raportin për vitin e kaluar, punën e komisionit e konsideroi të frytshme, në të gjithë fushëveprimtarinë e tij, me gjithë volumin e punëve dhe projektligjeve të rëndësishme që komisioni ka pasur në shqyrtim.
Puna e komisioni u vlerësua edhe nga anëtarët e tjerë të komisionit, duke potencuar, gjithashtu, edhe mangësitë që janë manifestuar gjatë vitit.
Pas diskutimeve, me një plotësim, anëtarët e komisionit përkrahën raportin.
U përkrah, gjithashtu, edhe plani i punës së komisionit për vitin 2013, të cilin e paraqiti në hollësi kryetari i komisionit.