Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Krasniqi vizitoi Kishën Katolike “Shën Ndou” në Prishtinë

E Mërkure, 16.01.2013




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, vizitoi sot Kishën Katolike "Shën Ndou" në Prishtinë, me ç'rast mori pjesë edhe në drekën e shtruar për të varfrit nga ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, imzot Dodë Gjergji.

Duke falënderuar ipeshkvin Gjergji për ftesën dhe pritjen që i bëri, kryeparlamentari Krasniqi vuri në dukje rolin fisnik të kishës dhe gatishmërinë e saj që t'u dalë në ndihmë të varfërve dhe njerëzve në nevojë. Me këtë rast, kryeparlamentari, Krasniqi, uroi ipeshkvin Gjergji për ditëlindjen e tij të 50-të.

 

Kryeparlamentari Krasniqi vizitoi  Kishën Katolike “Shën Ndou” në Prishtinë