Lajmet e fundit

Kryekuvendari Krasniqi priti përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së

E Mërkure, 16.01.2013




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, priti sot në një takim përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, të kryesuar nga z. Muharrem Xhemajli, kryetar i OVL të UÇK-së. Temë e takimit të sotëm ishin çështje të evidencimit të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të luftës së UÇK-së. Me këtë rast u bë fjalë edhe për çështjen e këtyre kategorive të luftëtarëve nga Shqipëria.

Në takim u tha se sa i përket statusit të dëshmorëve, ai mund të rregullohet në bazë të ligjit shumë shpejt dhe nuk paraqet ndonjë barrë për buxhetin e shtetit, për sigurimin e të drejtave që ua njeh ligji, pa marrë para sysh se nga janë dëshmorët e UÇK-së. Vlerësim unik i takimit ishte që të tregohet një kujdes shumë më i madh për të ndihmuar materialisht , sidomos familjet e pjesëmarrësve të luftës së UÇK-së, të cilët janë në gjendje të rëndë materiale.

Zgjidhja e problemeve të pjesëtarëve të luftës duhet të bëhet në mënyrë ligjore dhe institucionale. Kuvendi i Kosovës, tha kryekuvendari Krasniqi, do të japë kontributin e tij me rastin e shqyrtimit dhe amendamentimit të ligjeve që kanë të bëjnë me rregullimin e statusit të pjesëtarëve të UÇK-së.

 

Kryekuvendari Krasniqi priti përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së