Lajmet e fundit

Kryekuvendari Krasniqi priti një grup nxënësish të shkollës “Zahir Pajaziti” nga Orllani

E Marte, 15.01.2013




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, priti sot një grup nxënësish të shkollës fillore "Zahir Pajaziti" nga Orllani i Podujevës, të kryesuar nga drejtori i kësaj shkolle, Zijadin Zeqiri. Kryekuvendari Krasniqi shprehu kënaqësinë për këtë vizitë nga nxënësit dhe mësimdhënësit e kësaj shkolle , që mban emrin e komandantit të UÇK-ës, Zahir Pajaziti, i cili dha jetën për lirinë që e gëzojmë sot. Në vijim kryekuvendari Krasniqi tha:" Do të ishim të kënaqur sikur liria e Kosovës të vinte pa luftë, por meqë kjo nuk ndodhi u desht të derdhet gjaku i dëshmorëve për të sjellë lirinë e shumë pritur. Mirëpo, nuk duhet harruar se edhe pjesa dërmuese e shteteve të botës lirinë e fituan me luftë, madje edhe dy shtetet simbole të demokracisë për ne, siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Franca. Kosova është shtet sovran, ndërsa duhet të angazhohemi edhe më shumë për ndërtimin e denjë të shtetit të Kosovës", theksoi kreu i legjislativit të vendit Krasniqi.
Nxënësit u njoftuan edhe me punën e Kuvendit, si dhe me ambientet e tij.
Kryekuevndarit Krasniqi iu dhurua edhe një pikturë e portretit të heroit Zahir Pajaziti, e punuar nga nxënësit e kësaj shkolle.

Kryekuvendari Krasniqi priti një grup nxënësish të shkollës  “Zahir Pajaziti” nga  Orllani