Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...

E Marte, 15.01.2013




Në mbledhjen e parë të sesionit pranveror të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, të kryesuar nga Zenun Pajaziti, u miratuan në parim katër projektligje: Projektligji për turizmin, Projektligji për transportin rrugor, Projektligji për investimet e huaja dhe Projektligji për produktet e ndërtimit. Lidhur me këto projektligje, komisioni formoi edhe grupet punuese për amendamentimin e tyre, ndërkaq, Raportin e Performancës së Ndërmarrjeve Publike për vitin 2011, komisioni vendosi ta shqyrtojë në një mbledhje të përbashkët me Komisionin për Mbikqyrjen e Financave Publike.

Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...