Lajmet e fundit

Kryekuvendari Krasniqi përgëzon qytetarët e besimit ortodoks

E Shtune, 05.01.2013




Me rastin e festës së Krishtlindjeve Ortodokse, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, u drejtohet me një mesazh përgëzimi të gjithë qytetarëve të besimit ortodoks në Kosovë . Në këtë ditë të shenjtë, ai uron besimtarët ortodoks të jetojnë gjithmonë në paqe, tolerancë ndërnjerëzore, mbarësi,begati dhe në harmoni.

Le të jetë kjo ditë frymëzuese për besim më të madh te Zoti, le të jetë motiv shtesë për të shpalosur ndjenjat e dashurisë ndaj njëri tjetrit, të respektit ndaj mendimeve e besimeve të ndryshme në Republikën e Kosovës, theksohet në mesazhin e kryekuvendarit Krasniqi.

Kryekuvendari Krasniqi përgëzon qytetarët e besimit ortodoks