Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Komuniteteve dhe Kthim

E Premte, 21.12.2012




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për të Drejtat e Komuniteteve dhe Kthim, të cilën e kryesoi z.Goran Marinkoviq, kryetar i Komisionit, u shqyrtua Projektligji nr.04/L-138 për Arsimin dhe Aftësimin Profesional, me Raportin dhe amendamentet e Komisionit funksional për arsim, kulturë, rini, sport, vetëqeverisje lokale dhe media dhe Projektligjin nr.04/l-159 për Zonat Ekonomike, me raportin dhe amendamente të Komisionit funksional për zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri.

Pas debatit të gjithëpërfshirës, anëtarët e Komisionit kanë përkrahur procedimin e këtyre Projektligjeve (për miratim) në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Komuniteteve dhe Kthim