Lajmet e fundit
Komisioni për Zhvillim Ekonomik...
E Marte, 18.12.2012
Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, në mbledhjen e sotme diskutoi për Raportin e Punës së komisionit, i cili përfshin periudhën mars-dhjetor të këtij viti. Duke e paraqitur këtë Raport, kryetari i komisionit, Zenun Pajaziti, sqaroi se në të janë pasqyruar në mënyrë statistikore aktivitetet e punë së komisionit gjatë periudhës nëntë mujore. Në këtë raport, tha në vijim Pajaziti, janë të evidentuara 46 mbledhje të mbajtura, nëntë projektligje të shqyrtuara, 38 rekomandime për Kuvendin, 385 amendamente të shqyrtuara, nëntë dëgjime publike dhe një projektligj i hartuar me iniciativë të komisionit. Gjatë debatit lidhur me raportin, anëtarët e komisionit vlerësuan se në të janë të paraqitura në mënyrë reale aktivitetet e komisionit. Në takim u kërkua që Raporti të plotësohet me të dhëna shtesë, duke pasqyruar shkaqet e mospërmbushjes në tërësi të Planit të Punës.