Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore...

E Marte, 18.12.2012




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, u shqyrtuan dy raporte të zbatimit të ligjeve: Raporti për zbatimin e Ligjit kundër diskriminimit dhe Raporti për zbatimin e Ligjit për Avokatin e Popullit.

Mbledhjen e kryesoi Suzan Novobërdali, kryetare e komisionit, e cila paraqiti raportin me rekomandime për zbatimin e Ligjit kundër diskriminimit. Duke elaboruar aktivitetet e grupit punues gjatë monitorimit të këtij projektligji, ajo vuri në pah pengesat dhe shkaqet që qojnë në mos zbatimin e tij. Kryetarja e komisionit, po ashtu sqaroi se gjatë monitorimit dhe hartimit të raportit, grupin punues e ka përkrahur në vazhdimësi edhe OSBE-ja. Pas debatit, komisioni e miratoi atë së bashku me rekomandimet.

Në vijim, komisioni miratoi edhe Raportin me rekomandime të grupit punues për zbatimin e Ligjit për Avokatin e Popullit, të cilin para komisionit e paraqiti, deputetja Rita Hajzeraj- Beqa.

Në këtë mbledhje, komisioni shqyrtoi edhe disa ankesa dhe peticione të qytetarëve.

Nga mbledhja e  Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore...