Lajmet e fundit
Kryekuvendari Krasniqi ngushëlloi Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës z. John A. Boehner
E Shtune, 15.12.2012
Me rastin e tragjedisë në shkollën e qytetit Newtown të shtetit Connecticut, që mori jetën e dhjetëra qytetarëve, kreu i Kuvendit të Kosovës, z. Jakup Krasniqi ka ngushëlluar Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës z. John A. Boehner.
Në telegram thuhet:
I nderuar Zoti John A. Boehner,
Me hidhërim dhe pikëllim të thellë mësuam lajmin për aktin kriminal në shkollën e qytetit Newtown të shtetit Connecticut, që mori jetën e dhjetëra qytetarëve, shumica prej tyre fëmijë.
Në emër të Kuvendit dhe të popullit të Kosovës dhe në emrin tim, ju shpreh Juve shkëlqesi, familjeve të viktimave dhe popullit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhembjen e thellë dhe ngushëllimet e sinqerta për këtë tragjedi të rëndë.
Nëpërmjet kësaj letre dua t'ju siguroj se institucionet dhe populli i Kosovës e kanë përjetuar rëndë këtë ngjarje tragjike dhe e dënojnë fuqishëm, si akt të shëmtuar dhe kriminal.
Ju lutem Shkëlqesi, pranoni shprehjen e konsideratës sime më të lartë
Dr. Jakup Krasniqi
Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës