Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media

E Mërkure, 12.12.2012




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, të kryesuar nga Idriz Vehapi, kryetar i Komisionit, në fillim u shqyrtua Projektligji për Veprimtari Kërkimore, Shkencore, Inovacione dhe Teknologji nr. 04/L-135. Në emër të grupit punues disa sqarime, lidhur me procesin e amendamenitmit të këtij Projektligji, i dha Ramë Vataj. Ai theksoi se krijimi i bazës ligjore për formimin e Agjensionit Shtetëror për Kërkime Shkencore është një e arritur e madhe. Ky agjension ka për mision që të financojë dhe të promovojë zhvillimin e kërkimeve shkencore fundamentale, të aplikuara dhe industriale, inovacionin dhe transferin e teknologjisë dhe partneritetin ndërmjet sektorit publik dhe atij privat. Komisioni në vijim përkrahu amendamentet dhe njëherësh e procedoi këtë Projektligj për shqyrtim në komisionet e përhershme të Kuvendit.

Në vazhdim Komisioni shqyrtoi ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të Universitetit të Prishtinës , që ka të bëjë me ndryshimin e emrit të UP-ës, në këtë Statut. Sipas Qeverisë së Kosovës në tekstin e Statusit, emri i Universitetit të Prishtinës, propozohet të jetë-Universiteti i Prishtinës " Hasan Prishtina", propozim që u përkrah nga Komisioni.

 

Mbledhja e Komisionit për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media