Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane
E Marte, 11.12.2012
Në mbledhjen e Komisionit për Integrime Evropiane, të kryesuar nga kryetari i komisionit, Lutfi Haziri, u shqyrtua dhe u përkrah Projektligji nr.04/L-165 për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2013, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.
Me këtë rast, anëtarët e komisionit po ashtu kërkuan që të adresohet shqetësimi i Komisionit Evropian lidhur me autonominë buxhetore të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Ndërkaq, për shqyrtimin e Projektligjit nr.04/L-138 për Arsimin dhe aftësimin profesional, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së, është kërkuar kohë shtesë dhe është shtyrë për një mbledhje tjetër të radhës.