Lajmet e fundit

Nga Komisioni për Bujqësi ...

E Marte, 11.12.2012




Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor, në mbledhjen e sotme shqyrtoi Projektligjin e Agjencionit për menaxhimin e komplekseve memoriale.

Amendamentet e këtij projektligji i paraqiti kryetari i komisionit, Nait Hasani, i cili fillimisht sqaroi se gjatë amendamentimit të këtij projektligji është arritur pajtueshmëri në mes të Ministrisë së Ambientit dhe asaj të Bujqësisë, që Agjencioni për menaxhimin e komplekseve memoriale të funksionojë i pavarur dhe t'i përgjigjet Kuvendit të Kosovës. Amendamentet e propozuara komisioni i miratoi në tërësi, ndërkaq, procedimi i mëtutjem i projektligjit do të bëhet në harmoni me Rregulloren e Punës së Kuvendit.

 

Nga Komisioni për Bujqësi ...